ADRIATIK LAPAJ KA DY EMRA PER BASHKINE E TIRANES

ADRIATIK LAPAJ KA DY EMRA PER BASHKINE E TIRANES

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do t’i qëndrojë dakordësisë për mbështetjen e Florian Binajt si kandidat i përbashkët i opozitës për Tiranën në zgjedhjet vendore, duke kundërshtuar ndryshimin e qëndrimeve sipas zhvillimeve politike. Ai tha se, nëse përzgjedhja do të bëhej mbi bazën e propozimeve individuale, lëvizja e tij do të mund të kandidonte aktivisten Dorina Prethi, por theksoi se s’mund të shkohet në zgjedhje me egot personale të partive. “Ne si lëvizje jemi treguar shumë objektivë dhe kemi qëndruar te ajo që u dakordësua. Të mblidhen të gjithë faktorët dhe të dakordësohen që duhet futur edhe kjo dhe ajo, dhe ta diskutojmë. Ai që u promovua po thotë që do të vazhdojë garën për Tiranën. S’mund ta ndryshojmë mendjen...