‘Batërdi me paratë e durrsakëve’/ Cara: Bashkia e mbushur me patronazhistë, 70.6% e të ardhurave për paga
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka denoncuar atë që e cilëson një abuzim masiv me paratë publike në Bashkinë e Durrësit, duke iu referuar edhe raportit voluminoz të Kontrollit të Lartë të Shtetit. I ftuar në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Cara deklaroi se bashkia ka sot 2002 punonjës, ndërsa 70.6% e të ardhurave të saj shkojnë për paga, duke ngritur dyshime se administrata është mbushur me patronazhistë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste. Cara kërkoi gjithashtu një auditim të thelluar të fondeve të rindërtimit, duke pretenduar se në Durrës janë përqendruar qindra milionë euro, për të cilat duhet të hetohet se ku kanë përfunduar. Ai solli si shembuj pallate ku, sipas tij, janë paguar miliona dollarë për punime që kanë përfunduar vetëm me...
Burimi:
syri.net