“Kujdes grumbullimet, rrezik për sulme terroriste!” Ambasada Amerikane në Tiranë lëshon alarmin

“Kujdes grumbullimet, rrezik për sulme terroriste!” Ambasada Amerikane në Tiranë lëshon alarmin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë në të gjithë Evropën, në prag të festave të fundvitit. Në njoftimin e saj, ambasada paralajmëron për rrezikun e mundshëm të sulmeve terroriste dhe kriminalitetit në vendet me grumbullime të mëdha njerëzish, si tregjet, qendrat tregtare, nyjet e transportit dhe aktivitetet festive. Gjithashtu, qytetarët amerikanë këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të protestave, grevave dhe kërcënimeve të rreme për bomba, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të fluturimeve në disa vende evropiane. Alarm sigurie: Ambasada e SHBA-së në Tiranë, 18 nëntor 2026 Vendndodhja: Në të gjithë Evropën Ngjarja: Me afrimin e sezonit të festave, qytetarët amerikanë këshillohen të qëndrojnë vigjilentë ndaj mjedisit përreth dhe të tregojnë kujdes...