Hidhet shorti në GJKKO, kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut
Atalanta Zeqiraj është caktuar gjyqtare e seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen e ish-zëvendës kryeministres dhe ish ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe 27 personave të tjerë. Zeqiraj u caktua gjyqtarja paraprake përmes një shorti që u hodh në GJKKO, vetëm dy ditë pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e dërgoi çështjen për gjykim. Sipas Prokurorisë së Posaçme, hetimet kanë zbuluar shkelje në 10 tendera, me vlerë totale fondesh limit rreth 27.8 miliardë lekë pa TVSH. Bëhet fjalë për tenderin e Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Jashtme të Tiranës, akset Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri, Sheshi Shqiponja–Lumi i Tiranës, rrugën Porto Romano në Durrës dhe rikonstruksioni i...
Burimi:
gijotina.com