Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat në Vlorë
Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në detin e Vlorës kanë sjellë kufizime për lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit. Sipas njoftimit të autoriteteve detare, duke nisur nga ora 08:00 e kësaj të mërkure, është ndaluar pajisja me leje nisjeje për mjetet që synojnë të lundrojnë jashtë Gjirit të Vlorës, në det të hapur. Kufizimi do të jetë në fuqi deri në orën 06:00 të datës 19 nëntor. Parashikimet meteorologjike bëjnë me dije se era do të fryjë nga drejtimi jug-jugperëndim me forcë 6-7 ballë, me shpejtësi 15-20 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve pritet të arrijë nga 1.5 deri në 2.5 metra. Autoritetet u kanë kërkuar subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari detare të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe të...
Burimi:
gijotina.com