Kuvendi mblidhet sot për Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, PD paralajmëron votën kundër
Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku në qendër të diskutimeve do të jetë projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale, të cilat kanë marrë më herët miratimin në komisionet parlamentare. Seanca pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pasi opozita do të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh. Në total, 13 ligjvënës të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit, mes tyre kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Një ditë përpara seancës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të votojë kundër projektbuxhetit të vitit 2027. Sipas Berishës, buxheti është hartuar tërësisht në fshehtësi dhe pa konsultime. Ai shprehu kundërshtime edhe për paketën fiskale,...
Burimi:
gijotina.com