Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti i huaj i izoluar në Infektiv
Një rast me malarie është konfirmuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili ndodhet i shtruar dhe i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, gjendja shëndetësore e pacientit po monitorohet nga stafi mjekësor. Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast të dytë, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar. Rasti i regjistruar rikthen vëmendjen te malaria, një sëmundje infektive që nuk transmetohet në mënyrë endemike në Shqipëri prej disa dekadash. Rastet e konstatuara ndër vite kanë qenë kryesisht të importuara nga persona që kanë udhëtuar në vende ku kjo sëmundje është e përhapur. Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe shfaqet me simptoma si temperaturë e lartë, të...
Burimi:
ntv.al