Adriatik Lapaj: I qëndrojmë mbështetjes së kandidaturës së Florjan Binajt për Tiranën

Adriatik Lapaj: I qëndrojmë mbështetjes së kandidaturës së Florjan Binajt për Tiranën

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi  se partia që ai drejton i qëndron mbështetjes së kandidaturës së Florian Binajt për Tiranën. Pjesë nga biseda:  Ylli Rakipi: A mundet opozita të krijojë një front të gjerë? Ti ke qenë partizan i kësaj ideje. Kush është pengesë për bashkimin e opozitës? Adriatik Lapaj: Ky është proces. Sigurisht që ligji elektoral nëse bëhet pa hile dhe demokratik, do të parashikonte koalicione parazgjedhore, barazinë e votës dhe do të krijonte kushtet e nevojshme për garë të ndershme, të lirë dhe të barabartë.  Pastaj si dhe qysh krijohen koalicionet, secili e vlerëson në momentin e duhur. Ajo që besoj fort, që në momentin në të cilin është Shqipëria, është moment që kërkon që egot të lihen mënjanë. Të...