Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
10 September, 2026 - 12:15 Vetëm 20 vjeç, i lindur dhe i rritur në Gjermani, por me origjinë nga Kosova, Adrian Simnica po zhvillon një angazhim politik në Parlamentin Evropian në Bruksel, transmeton albinfo.ch. Simnica, me prejardhje nga Bardhi i Madh i Fushë Kosovës, po qëndron për katër ditë në institucionet evropiane, ku po përfaqëson angazhimin e tij në Junge Union/CDU, Schüler Union Rhein-Sieg dhe strukturat lokale të integrimit në Siegburg. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Simnica ka vënë në fokus edhe prejardhjen e tij nga Kosova, duke theksuar rëndësinë e perspektivës së të rinjve, mundësive për ta dhe të ardhmes evropiane të vendit. Për 20-vjeçarin, angazhimi politik nuk është vetëm një aktivitet personal, por edhe mundësi për të përcjellë zërin e një brezi të ri të diasporës shqiptare, i cili është rritur...
Burimi:
kultplus.com