“Adresa i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite”- Kërcënimi me bombë në institucione, Policia zbulon autorësinë e e-mailit: Po identifikojmë personat, akt i ngjashëm

“Adresa i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite”- Kërcënimi me bombë në institucione, Policia zbulon autorësinë e e-mailit: Po identifikojmë personat, akt i ngjashëm

Policia e Shtetit ka zbuluar adresën nga është dërguar e-maili kërcënues në institucionet shqiptare. Policia thotë se origjina eshte nga një shkollë në Arabinë Saudite dhe po identifikojnë autorët. Por nuk saktëson numrin e institucioneve. Njoftimi i Policisë: “Policia e Shtetit informon se ditën e sotme është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa adresa institucionesh, i cili përmban kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste. Nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë...