Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
ADIL FETAHU: RRETHIMI DHE DORËZIMI I SHKODRËS (1912-1913)
Fillimi i Luftës së Parë Ballkanike Duke vërejtur dobësimin e Perandorisë Osmane, shtetet e Ballkanit: Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali Zi, të nxitura nga Rusia, lidhën aleancë për ta sulmuar Turqinë e ndarë tokat që do t’i pushtonin. Mali Zi, edhepse i fundit iu bashkua aleancës, ishte i pari që i shpalli luftë dhe sulmoi Turqinë, duke filluar kështu Luftën e Parë Ballkanike.. Sipas kronikës së At Justin Rrotës, botuar në librin e tij: Ditët e fundit të Turqisë në Shkodër, ase rrethimi i qytetit 1912-1913, Lufta e Parë Ballkanike ka filluar më 8 tetor 1912, kur Mali Zi i shpalli luftë Turqisë dhe menjëherë, të nesërmen sulmoi Tuzin dhe dogji fshatrat shqiptare rreth kufirit, por mësymjen më të madhe e ndërmori më 11 tetor, duke u...