Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Abuzoi me 2.2 mln euro tender/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin nga detyra të kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja e Apelit dtë Posaçëm, Igerta Hysi, e cila gjithashtu ka lënë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Myzyrin. Ky i fundit kishte apeluar vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra dhe masën e ‘detyrim paraqitje’. Myzyri është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 4 korrik, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” pas pesë vitesh hetime. Lexo edhe: E...