Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, kryeministri grek Mitsotakis bllokon hetimin ndaj ish-ministrave

Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, kryeministri grek Mitsotakis bllokon hetimin ndaj ish-ministrave

Ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë greke dyshohen për orkestrimin e një mashtrimi të madh kundër Bashkimit Evropian, duke përfituar në mënyrë të paligjshme qindra miliona euro në subvencione bujqësore përmes deklarimeve të rreme të kullotave dhe aktiviteteve joekzistente. Megjithatë, pavarësisht veprimit të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO), hetimi rrezikon të ndalet nga një vendim i Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis , i cili deklaroi: “Greqia në vitin 2025 nuk ka nevojë për skandale, por për të vërtetën.  Dosja e EPPO-së, mbi tre mijë faqe e gjatë, përfshin përgjime dhe transkripte që përfshijnë të paktën pesë ish-ministra ose ministra aktualë dhe dhjetë parlamentarë nga shumica e Demokracisë së Re të qendrës së djathtë. Rasti u nxor në dritë nga botimi evropian i portalit “Politico”, i...