Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Abuzim me tenderin 22 mln euro/ SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH
👁6862
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH, duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. NJOFTIMI I SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me...