No Image Available

Abissnet Superiore/ Tirana vijon momentin pozitiv, vjen fitorja e parë sezonale për Skënderbeun – Balkanweb.com – News24

Të shtunën vijoi java e 7 e Abissnet Superiore, teksa zbritën në fushë Tirana ndaj Laçit dhe Skënderbeu dhe Elbasani. Në Vorë, Tirana konfirmon momentin pozitiv në kampionat, teksa pas suksesit në derbi të dielën e kaluar, regjistroi fitoren e dytë radhazi. Bardheblutë mposhtën minimalisht 1-0 Laçin, duke marrë tre pikë të rëndësishme. Në një takim me pak raste për shënim, kryeqytetasit ishin më kërkues, duke goditur traversën në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit panë t’u anuloheshin disa gola për pozicion jashtë loje. Megjithatë, në fund ishte Daci ai që gjeti rrugën e rrjetës me një gol të rregullt, duke vulosur suksesin e Tiranës. Ndërkohë, Skënderbeu feston fitoren e parë sezonale në Superiore, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Elbasanin në Korçë. Miqtë kaluan të...