ABISSNET SUPERIORE: Teuta me fitore të madhe në transfertën ndaj Laçit, supergoli i Bibo nuk mjafton (video)
Teuta ka marrë fitoren e dytë rresht, duke konfirmuar zërat se këtë vit do të jenë ekip pretendent për titullin, edhe pse realisht është ende herët për ta thënë këtë gjë. “Djemtë e Detit” kanë fituar 1-3 në transfertën delikate ndaj “Laçit”. Durrësakët e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin, duke gjetur dy gola të shpejtë për tri minuta. Në minutën e 8-të, pas një aksioni të shpejtë Ardit Toli pengohet brenda në zonë nga portieri vendas Gabriel Guri. Arbitri kryesor i takimit, Enea Jorgji jep penallti. Godet kapiteni Sherif Kallaku, Guri kupton krahun, por topi përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN Në minutën e 11-të, goditje dënimi për Teutën. Kroson në zonë Kallaku, mes rrëmujës në zone ishte nigeriani Daniel Wotlai i cili shtyn topin në...
Burimi:
telesport.al