Abissnet Superiore: Përmbledhja e javës së gjashtë. Ja si ndryshon situata në renditje (foto)

Abissnet Superiore: Përmbledhja e javës së gjashtë. Ja si ndryshon situata në renditje (foto)

Java e gjashtë e kampionatit Abissnet Superiore solli pesë përballje me rezultate të rëndësishme, ku spikati fitorja e Tiranës në derbin ndaj Partizanit. Teuta dhe Egnatia bindën, duke siguruar secila tri pikët në këtë raund, ndërsa Vllaznia fitoi minimalisht ndaj Dinamo City. Në barazim u mbyll sfida mes AF Elbasanit dhe Vorës. Tirana triumfon 3-1 në derbi ndaj Partizanit Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ishte kryendeshja e javës së gjashtë dhe u mbyll me fitoren 3-1 të bardhebluve. Tirana kaloi në avantazh që në minutën e 7-të me Xhixhën, duke e nisur ndeshjen me ritëm të lartë. Partizani reagoi dhe barazoi në minutën e 36-të me Himallarin, duke rikthyer ekuilibrin para pushimit. Në pjesën e dytë, bardheblutë gjetën golin e avantazhit në minutën e 79-të...