Abissnet Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 7-të, Arjan Bellai shpallet trajneri më i mirë
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, pas ndeshjeve të zhvilluara këtë fundjavë. Skema e përzgjedhur është 1-3-5-2, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Arjan Bellai i Vorës. Në formacionin e kësaj jave përfaqësohen pesë skuadra të kampionatit, me Egnatian që ka tre lojtarë të përzgjedhur, ndërsa Vora, Tirana dhe Skënderbeu përfaqësohen me nga dy futbollistë. Një lojtar ka edhe Teuta dhe Vllaznia. Në portë është përzgjedhur Levan Tandilashvili i Egnatias. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Jurgen Vrapi i Vorës, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Geralb Smajli i Egnatias. Mesfusha përbëhet nga Bernard Karrica i Vorës, Ergis Arifi i Teutës, Ardit Krymi dhe Bernard Berisha të Tiranës, si dhe Esat...
Burimi:
sportekspres.com