Abissnet Superiore: Egnatia nuk fal ndaj Vllaznisë në shtëpi dhe nuk i ndahet Teutës (video)

Abissnet Superiore: Egnatia nuk fal ndaj Vllaznisë në shtëpi dhe nuk i ndahet Teutës (video)

Egnatia ka marrë fitoren e tretë rresht në Abissnet Superiore, duke mundur në shtëpi 3-1 Vllazninë, në ndeshjen përmbyllëse të javës së shtatë. Rrogozhinasit kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 9-të. Alessandro Albanese u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Erdenis Gurishtës ndaj Daniel Adjessa brenda në zonë. SHIKOPENALLTINE Në minutën e 41-të, aksion i shkëlqyer i Vllaznisë. Krosim perfekt i Geralb Smajlit, Daniel Adjessa tregohet i saktë me kokë, duke shënuar golin e dytë. Egnatia e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0. SHIKOGOLIN Në minutën e 59-të, erdhi kundërpërgjigjja e shkodranëve, të cilët ngushtojnë shifrat me golin e Daniel Perez, të futur si zëvendësues në pjesën e dytë, pas asistit të Bekim Balaj....