Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Abdixhiku:Zgjedhja e kreut të Kuvendit me votim të hapur, si kërkon Kushtetuesja
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike, ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka dhënë një interpretim të qartë për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.“Ka një interpretim të Gjykatës Kushtetuese që e thotë qartë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet sipas praktikave parlamentare të deritanishme. Praktikat janë të qarta: votimi ka qenë gjithmonë i hapur dhe partia e parë duhet të propozojë kandidatin dhe të sigurojë shumicën,” u shpreh Abdixhiku.Ai kritikoi kalimin nga votimi i hapur në votim të fshehtë në...