A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

Kosova po përballet me njërën prej krizave më të thella politike prej shpalljes së pavarësisë – pa Kuvend të konstituuar, pa Qeveri me kompetenca të plota ekzekutive. Situata është përshkallëzuar me zhvillimet e reja në Gjykatën Kushtetuese. Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, beson se paraliza institucionale po e cenon edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës. “E thënë troç, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli i Kosovës, as nuk e meriton, as duhet ta pranojë këtë ndëshkim”, ka thënë Shtuni në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. Ai i ka bërë këto komente pas vendimit...