Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘A pret kanceri?’ – Gratë e Lezhës përballë heshtjes vrastare të sistemit shëndetësor
👁10334
Gazetari Osman Stafa ngre alarmin për një realitet të dhimbshëm në sistemin shëndetësor shqiptar. Në një status denoncues që Stafa ka ndarë në Facebook, flet për historinë e katër grave, mes tyre A.K., E.M. dhe T.K., të diagnostikuara me kancer të gjirit, dhe një burrë, GJ. D., që vuan nga leuçemia, që sot ishin në Spitalin e Lezhës jo për të marrë trajtim, por për të pritur… një skaner me kontrast. Një ekzaminim bazik, jetik, për të parë se deri ku ka avancuar sëmundja që po u shkatërron trupin – por që mungon. Nuk ka sistem. Nuk ka kod. Nuk...