A mundet Evropa ta mbështesë e vetme Ukrainën?
Kush e dëgjoi me vëmendje presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në konferencën e shtypit të premten pas samitit të krerëve të BE në Bruksel, e kupton, se Zelensky shtron një pyetje themelore, të cilën BE-ja prej vitesh përpiqet ta shmangë sa të mundet: A mundet Bashkimi Evropian ta mbështesë i vetëm Ukrainën, ushtarakisht, financiarisht dhe politikisht? Afrim i SHBA me Rusinë Aktualisht përplasjet mes Uashingtonit dhe Kievit janë të mëdha. Ka rrezik që SHBA të tërhiqet plotësisht si mbështetëse e Ukrainës. Madje ajo po afrohet me Rusinë. Presidenti Donald Trump ka pezulluar sanksionet ndaj Rusisë për të siguruar karburant më të lirë. Ai e ka kritikuar Ukrainën për taktikat e saj të sulmeve ndaj rafinerive dhe tubacioneve ruse. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë duket se ka ndërprerë,...
Burimi:
javanews.al