A mund të stërviteni gjatë shtatzënisë?

A mund të stërviteni gjatë shtatzënisë?

Pyetjes nëse mund të stërvitesh gjatë shtatzënisë, mjekët i përgjigjen me po, sepse në përgjithësi sporti nuk është aspak i dëmshëm. Aktiviteti sportiv është shumë i rëndësishëm si për nënën edhe për foshnjën. Nënat që bëjnë sport ndihen plot energji, parandalojnë dhimbjet e mesit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Ndërlikimet gjatë shtatzënisë Ushtrimi i aktivitetit fizik mund të parandalojë gjithashtu edhe ndërlikimet gjatë shtatzënisë si diabeti apo depresioni. Po ashtu grave që kanë muskuj më të fortë legeni, lindja u ngjan pak a shumë me një shëtitje në park. Përfitimet për beben Foshnjat që kanë një nënë sportive kanë gjithashtu përfitime. Kur nëna merret me sport, fëmijët nuk arrijnë peshë shumë të lartë, gjë që gjatë lindjes shpesh shkakton vështirësi. Kujdes sportet e rrezikshme Por...