A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Nga Skënder Minxhozi/ Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose siç njihet ndryshe SPAK. Megjithatë, edhe pas kaq shumë kohe gjatë të cilës SPAK ka arritur rezultate të pamohueshme në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, kreu i tij Altin Dumani deklaron se hetimi i vrasjeve të 21 janarit 2011, ngjarjes më të bujshme të dekadës së shkuar, ndodhet “në fazë paraprake”. Në 30 korrik ai deklaroi publikisht se “çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë...