A ka marrë fund recesioni ekonomik në Gjermani?
Ekonomia gjermane po tregon shenjat e para të një rimëkëmbjeje pas një periudhe të gjatë stanjacioni. Ekonomia më e madhe e Evropës po shkon drejt rritjes më të fortë të PBB-së që nga viti 2022, ndërsa besimi i bizneseve, pas një periudhe të gjatë të dobët, po rikthehet më në fund. Zyra Federale e Statistikave (Statistisches Bundesamt) njoftoi javën e kaluar se ekonomia u rrit me 0,3% në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke vazhduar në të njëjtën linjë me shifrat solide të dy tremujorëve të mëparshëm. Ndërkohë, Indeksi Ifo i klimës së biznesit (Ifo-Geschäftsklimaindex) — një tregues i rëndësishëm i besimit të kompanive në vend — arriti në gusht nivelin më të lartë të një viti. “Ky është më...
Burimi:
vizionplus.tv