‘A i ke fikur radarët për Agasin?’ Vlora Hyseni del nga GJKKO, ish-drejtoresha e SHISH ‘kyç gojën’ për mediat
Vlora Hyseni TIRANË- Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni ka dalë nga GJKKO, ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në dalje nga ambjentet e Gjykatës së Posaçme, Hyseni nuk ka dhënë asnjë deklaratë për gazetarët. “A i keni fikur radarët zonja Hyseni?A ndjeni përgjegjësi morale për këtë skandal që ka shpërthyer dhe që është cënuar siguria kombëtare. A ndiheni përgjegjëse?”, ishin disa prej pyetjeve të gazetarëve, që zonja Hyseni nuk iu përgjigj, ndërsa vendosi të ‘kyçë’ gojën para mediave. Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim për veprat penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit. Hetimet janë vijim i dosjes së AKSHI-t, ku në fokus është edhe biznesmeni Ergys Agasi. Në kuadër të hetimit në pranga...
Burimi:
zeri.ai