Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
A furnizon Serbia me armë Izraelin?
Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, kur kompanitë ajrore ndërkombëtare po pezullojnë fluturimet drejt Izraelit, një avion mallrash është ulur në Beograd nga Tel Avivi. Avioni ka zbritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit më 23 qershor, në orët e vona të mbrëmjes. Ai e ka lënë Serbinë të nesërmen, më 24 qershor, duke fluturuar drejt një aeroporti ushtarak izraelit pranë qytetit Beresheva, në jug të vendit. Nuk dihet se çfarë ka transportuar. Avioni është ulur në Beograd vetëm disa orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se shteti kishte pezulluar eksportin e armëve, duke...