“A e keni kërcënuar Veliajn?” Rama reagon për akuzat: Si ato zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

“A e keni kërcënuar Veliajn?” Rama reagon për akuzat: Si ato zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

erion veliaj-edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjen në distancë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pas akuzave të drejtpërdrejta të këtij të fundit ndaj kreut të qeverisë. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së, Silvio Moreira de Sousa, Rama shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke i cilësuar polemikat si “zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard”. Kjo përbën reagimin e parë publik të Ramës lidhur me akuzat e Veliajt, i cili nga burgu ka pretenduar se është kërcënuar përmes ministrit Toni Gogu dhe se i është kërkuar të japë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar kryeministrin se qëndron pas protestave kundër tij. "Dua të them që raporti...