A do të lirohen Thaçi dhe ish-krerët e UÇK? Ja çfarë ndryshon ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës

A do të lirohen Thaçi dhe ish-krerët e UÇK? Ja çfarë ndryshon ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës

Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas votimit të amendamenteve, masa u miratua në lexim të dytë. E iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ajo ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor. Ligji nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale – siç njihen Dhomat e Specializuara në Hagë – por prek disa prej elementeve kryesore të funksionimit të saj: juridiksionin, periudhën kohore që mbulon, dënimet, vendin ku ato mbahen dhe trajtimin e rasteve që do të mbeteshin jashtë kompetencës së saj. Nisma e PDK-së erdhi vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri...