Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
A do të ketë armëpushim në Ukrainë? Zëdhënësja e Trump: Presidenti i gatshëm të takohet me Zelenskyn dhe Putinin në Turqi
Presidenti amerikan Donald Trump “mbetet i gatshëm” të udhëtojë në Turqi për një takim me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin, deklaroi zëdhënësja e tij, Carolyn Leavitt. Presidenti amerikan “ka thënë tashmë se do të ishte i gatshëm nëse një gjë e tillë ndodhte, por dëshiron që këta dy udhëheqës dhe të dyja palët të ulen së bashku në tryezën e negociatave”, tha zëdhënësja për gazetarët, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan propozoi sërish mbajtjen e një samiti të tillë, pas takimit të sotëm në Stamboll midis delegacioneve ruse dhe ukrainase. Ukraina ka propozuar një raund të ri negociatash me Rusinë midis datave 20 dhe 30 qershor, në përpjekje për të ringjallur përpjekjet për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë...