Në Greqi vrasës me pagesë, në Shqipëri u kontrollohen banesat, armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertim teknik

Në Greqi vrasës me pagesë, në Shqipëri u kontrollohen banesat, armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertim teknik

Policia shqiptare ndërmori kontroll në banesat e shqiptarëve të arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Kontrollet u kryen dhe në banesën e Dhimitër Meçi, i njohur si “Dhimos”, njërit prej të akuzuarve si pjesë e organizatës së vrasësve me pagesë që dyshohet se u përpoqën të eliminonin Yannis Lalas në maj 2025. Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë  dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm. Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në...