Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për Jorgo Goron! I konfiskohet apartamenti në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për Jorgo Goron! I konfiskohet apartamenti në Tiranë

Apeli i GJKKO ka vendosur ditën e sotme rrëzimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, mbi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një apartamenti. Gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme, me ndryshimin që ka urdhëruar konfiskimin e pronës që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula. Njoftimi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi,...
Burimi: Kohajone.com