Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hamasi i përgjigjet planit të SHBA-së për armëpushim në Gaza, pranon të lirojë 10 pengje dhe të kthejë 18 trupa
Hamasi thotë se i është përgjigjur planit të armëpushimi të paraqitur nga i dërguari i Presidentit Trump në Gaza, Steve Witkoff. Në një deklaratë të shtunën, Hamasi tha se “propozimi” i tij për ndërmjetësuesit, Katari dhe Egjipti, “synon të arrijë një armëpushim të përhershëm, një tërheqje gjithëpërfshirëse nga Rripi i Gazës dhe të sigurojë rrjedhën e ndihmës për njerëzit tanë dhe familjet tona në Rripin e Gazës”. “Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhjetë të burgosur izraelitë të gjallë të mbajtur nga rezistenca do të lirohen, përveç kthimit të tetëmbëdhjetë trupave, në këmbim të një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë”, thuhet në deklaratë. Propozimi i mbështetur nga SHBA-të dhe i miratuar nga Izraeli, i parë nga CNN të premten, përfshin lirimin nga Hamasi të 10...