Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Shqiptarja Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!
                            Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme në botë, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Fortune. Në renditjen e kaluar ajo pozicionohej në vendin e 57-të, por këtë vit ka shënuar një ngjitje domethënëse, duke u renditur në vendin e 47. Ky progres reflekton jo vetëm ndikimin e saj të vazhdueshëm në industrinë globale të teknologjisë, por edhe fuqinë dhe vizionin që ajo përfaqëson si një lidere inovative. Murati, dikur drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI dhe një nga mendjet kyçe pas suksesit të ChatGPT, tronditi botën e teknologjisë kur dha dorëheqjen nga kompania në shtator të vitit 2024. Vetëm gjashtë muaj më pas, ajo...