Zbardhet atentati në Durrës, tentoi të vriste Arbër Gorenë se i dhunoi të atin! Dy të miturit në makinë shpëtuan mrekullisht

Zbardhet atentati në Durrës, tentoi të vriste Arbër Gorenë se i dhunoi të atin! Dy të miturit në makinë shpëtuan mrekullisht

Zbardhet atentati i ndodhur mbrëmjen e 30 majit 2025 në Durrës, ku u tentua të vritej Arbër Goreja. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në zonën e Fllakës, pranë kufirit me Shënavlashit në Durrës. Në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth” 30 vjeçari nga Kavaja duke lëvizur me një makinë qëllim me pistoletë drejt makinës në të cilën ndodhej 36 vjeçari së bashku dhe me 2 të mitur. Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi Arbër...