‘Asnjë sulm ukrainas ndaj helikopterit të Putinit në Kursk’/ Mediat: Ja mesazhi që përcolli Kremlini

‘Asnjë sulm ukrainas ndaj helikopterit të Putinit në Kursk’/ Mediat: Ja mesazhi që përcolli Kremlini

Nuk ka patur asnjë sulm ukrainas ndaj helikopterit të Vladimir Putinit. Kështu shkruan Moscoë Times, duke mohuar lajmin e dhënë të dielën e kaluar nga komandanti i forcës së mbrojtjes ajrore të Moskës, sipas të cilit avioni që mbante presidentin rus gjatë vizitës së tij në rajonin e Kurskut ishte shënjestruar nga dronët e Kievit. Gazeta e pavarur online me seli në Amsterdam, shkruan se në realitet ishte një "kurth i planifikuar me kujdes" nga Kremlini. Forcat e sigurisë dolën me “këtë episod tronditës dhe “të rrezikshëm” për të bindur rusët se presidenti nuk po fshihet pas shpinës së tyre, por gjithashtu po merr rreziqe dhe po bën sakrifica”, thanë katër burime qeveritare dhe të Kremlinit për The Moscoë Times në një artikull në Telegram...