Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në rrezik 532 mijë emigrantë, Gjykata Supreme i jep leje Trump t’u revokojë statusin e përkohshëm
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dha “OK”-in të premten administratës së presidentit Donald Trump për të revokuar statusin ligjor të përkohshëm për qindra mijëra emigrantë. Ky vendim mbështet përpjekjet e presidentit amerikan për të përshpejtuar dëbimet e emigrantëve. Ata që preken janë shtetasit nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua. Gjykata Supreme pezulloi vendimin e një gjykatësi federal, i cili ndaloi administratën Trump t’i jepte fund lejes që u ishte dhënë 532 mijë emigrantëve nga paraardhësi i tij, Joe Biden. Kjo do të thotë që shumë prej tyre mund të ballafaqohen me dëbime më të shpejta, në një kohë që rasti po shqyrtohet edhe në gjykata në shkallë më të ulëta. Nën sistemin ligjor amerikan, emigrantëve mund t’u jepet një leje e...