Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Aulon Kalaja kërkon rinumërimin e votave/ Depoziton kërkesë në KQZ për qarkun Durrës
                            Kandidati në listën e mbyllur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka depozituar në KQZ kërkesë për rinumërimin e votave në qarkun Durrës. Ai thekson se nga këqyrja e pamjeve ka konstatuar trafikim vote. “E paraqesim këtë kërkesë sot, me qellim që të zihet afati i ankimit, megjithatë, kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion kohën e nevojshme për të analizuar pamjet filmike. Nëse nga ana juaj do të pranohej në mënyrë të menjëhershme hapja dhe rinumerimi i kutive, atëherë, do të ishte e panevojshme që të na ngarkohet barra për të këqyrur çdo pamje filmike. Por duke qene se kjo është pjesë e disponimit tuaj përfundimtar, patjetër që kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion një kohe të arsyeshme për tu...