Panik në fluturimin për në Birmingham, pasagjeri i dehur godet asistenten dhe bërtet se aeroplani do të rrëzohet

Panik në fluturimin për në Birmingham, pasagjeri i dehur godet asistenten dhe bërtet se aeroplani do të rrëzohet

Një pasagjer i dehur në një fluturim të TUI nga Spanja për në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi trazirë kur sulmoi një asistente fluturimi dhe bërtiti se avioni do të rrëzohej, ndërsa refuzoi të zbatonte urdhrat e fluturimit. Incidenti ndodhi të martën në mëngjes (27 prill) në një fluturim nga Gran Canaria për në Birmingham, kur 49-vjeçari Paul Self, duke injoruar thirrjet e ekuipazhit për t’u lidhur në përgatitje për ulje, u ngrit për të shkuar në tualet dhe pak më pas goditi me grusht në fytyrë një asistente fluturimi, sipas dëshmive të pasagjerëve. Dëshmitarët okularë përshkruan skena paniku, me fëmijë që qanin, pasagjerë që ulërinin dhe ekuipazhin që përpiqej më kot ta ndalte burrin. “Ishte një tmerr absolut”, tha një pasagjer për The Sun. Ndërsa...