Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Erdogan: Kushtetutën e re nuk e kërkova për veten, por për 86 milionë qytetarë turq
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas kritikave të shumta të opozitës në lidhje me ndryshimin e kushtetutës. Erdogan theksoi se ndryshimin e kushtetutës nuk e kërkoi për interesat e tij personale, por sipas tij, për 86 milionë qytetarë turq. “Ne nuk presim që kushtetuta e re të krijojë hapësirë për veten tonë apo të sjellë përfitime individuale. Ne e duam këtë kushtetutë jo për Tayyip Erdoganin, por për 86 milionë qytetarët tanë,” tha Erdogan. Ai mohoi akuzat e opozitës, të cilët e kanë kritikuar për përdorimin e reformave kushtetuese si mjet për të qëndruar në pushtet. “Këto janë kurthe të zakonshme politike. Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona ndaj Turqisë dhe po ndërmarrim hapat tanë në përputhje me rrethanat.” shtoi Erdogan....