Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Von der Leyen Merr Çmimin e Karlit të Madh, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama
Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderoi Von der Leyen për ofrimin e një “zëri evropian” për botën. Von der Leyen tha se “projekti ynë i ardhshëm i madh unifikues, duhet të jetë një Evropë e pavarur”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në Aachen. Politikania gjermane e mori çmimin në sallën e kurorëzimit të Bashkisë së Aachenit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Në fjalën e tij, Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se von der Leyen i jep Evropës një zë evropian në botë. Gjatë fjalimit, Merzi bëri një mbrojtje të fortë të Bashkimit Evropian dhe vlerave të tij, në një kohë kur BE po përballet me sfida për shkak të sulmit...