Zgjat vetëm 15 minuta seanca e parë plenare, Spiropali-Berishës: Nuk mund të vish këtu pas humbjes dhe të prishësh punimet e Kuvendit

Zgjat vetëm 15 minuta seanca e parë plenare, Spiropali-Berishës: Nuk mund të vish këtu pas humbjes dhe të prishësh punimet e Kuvendit

Seanca e sotme parlamentare ka përfunduar.  Seanca zgjati vetëm rreth 15 minuta Ashtu siç ishte paralajmëruar, është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe maxhorancës. Folësi i parë në Parlament ishte Sali Berisha dhe pas përfundimit të minutazhit të dhënë prej 5 minutash, kryetarja e Kuvendit i mbylli fjalën. Berisha: Mblidhemi pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së perdes së hekur në Europën ish komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën, zhvilloi farsën zgjedhore. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Rama përdori 76 mln euro dhuratë për votë për 48% të të votuesve. Pasi fali 200 mln gjoba dhe kamata për të marrë vota, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të...