Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

Në pikën kufitare në Gjirokastër, janë arrestuar 2 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa një është nën hetim në gjendje të lirë, për shkak se në autobusin e nëj agjencie udhëtimi u gjetën 74 240 euro të fshehura, si dhe 15 dokumente të ndryshme të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ranë drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit. Ky i fundit ishte dhe pritësi i shumës së parave. Sakaq ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shoferin tjetër të autobusit. Paratë e dokumentet e falsifikuara ishin fshehur në autobus, të cilat janë sekuestruar së bashku me 4 celularë në cilësinë e provës materiale. “Finalizohet nga Policia Kufitare dhe strukturat e...