Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjenden mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e një agjencie udhëtimi
Në autobusin e një agjencie udhëtimi janë gjetur dhe sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara. Policia thotë se në dalje të RSh-së, në Kakavijë është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusi i një agjencie udhëtimi, që drejtohej nga shtetasi A. L. Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur dhe qenin e Policisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani). Në pranga ranë: A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i...