Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kryebashkiaku i Londrës mbështet thirrjen për ndryshimin e ligjit për kanabisin
Sadiq Khan BRITANI E MADHE-Një raport i publikuar së fundmi nga Komisioni i Londrës për Drogën, i cili mbështetet nga kryebashkiaku Sadiq Khan, bën thirrje për dekriminalizimin e posedimit të sasive të vogla të kanabisit për përdorim personal. Dokumenti, shkruan The Guardian, përmban 42 rekomandime për reformimin e qasjes së autoriteteve ndaj përdorimit të kësaj substance. Raporti, i udhëhequr nga Lord Falconer, sugjeron heqjen e kanabisit natyral nga Akti për Keqpërdorimin e Drogave dhe klasifikimin e tij nën aktin për substancat psikoaktive, duke e trajtuar më shumë si çështje shëndetësore sesa penale. Sipas autorëve, ligji aktual për posedimin e kanabisit është “i tepërt” dhe praktikat si ndalimi dhe kontrolli ndikojnë në mënyrë joproporcionale tek komunitete të caktuara etnike dhe racore. Përveç propozimeve për dekriminalizim, raporti...