VIDEO / Hapet spitali i parë veterinar, Rama: Një destinacion humanizmi

VIDEO / Hapet spitali i parë veterinar, Rama: Një destinacion humanizmi

Përveçse shëndetit tonë, i rëndësishëm është dhe ai i katër putroshëve. Kryeministri Edi Rama, ndodhej për vizitë në spitalin e parë veterinar të hapur në vendin tonë. Ai u shpreh se ky spital i ngritur posaçërisht për kafshët, është një destinacion humanizmi. Rëndësi të veçantë i kushtoi dhe arkitekturës së spitalit veterinar, duke e cilësuar në fjalë të tjera si një vizion të sipërmarrjes dhe optimizmit. Falenderime pati dhe për sipërmarrësit e këtij spitali veterinar, teksa u shpreh se kjo qendër shëndetësore është krenari për vendin. “Është një destinacion humanizmi dhe kujdesi shëndetësor. Është një destinacion pa diskutim arkitekture dhe në fund fare po jo nga rëndësia, është një destinacion sipërmarrjeje dhe optimizmi për jetën dhe për të ardhmen. Mund të bëhet një film i...