Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
AKU të kontrollojë fast-food-et!”, ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin për mishin me salmonelë
AKU të kontrollojë fast-food-et!”, ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin për mishin me salmonelë Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ngriti alarmin për përdorimin e mishit të pulës të dyshuar me salmonelë që ka hyrë në vend prej javësh. Ai i kërkoi AKU-së që të shkojë në njësitë e ushqimit të shpejtë që të bëjë kontrollin e e gatimit të ushqimit që frekuentohet më shumë nga të rinjtë. “Salmonela është një bakter shumë i përhapur, është një enterobakter pra që popullon normalisht trakin intestinal. Është i përhapur shumë në natyrë, ndodhet në shumë specie. Salmuleve që është identifikuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i quajtur Salmonela Tifimurium, shkakton Tifon. Është një salmonelë, i cili është zonotike, pra prek edhe njeriun,...