Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lavrov: Rusia do të njoftojë shumë shpejt bisedimet e ardhshme të drejtpërdrejta me Ukrainën
Kremlini do të njoftojë së shpejti raundin e ardhshëm të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës. Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një samit sigurie në Moskë, pas javësh të tëra negociatash të bllokuara për paqe. Ministri i Jashtëm rus përsëriti gjithashtu se Moska do të këmbëngulë që Kievi të shfuqizojë të gjitha "ligjet diskriminuese" në Ukrainë në raundin e ri të negociatave të paqes. "Në këto negociata më 16 maj në Stamboll, kur ato rifilluan, ne këmbëngulëm në heqjen e të gjitha ligjeve diskriminuese dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në raundin tjetër të negociatave të drejtpërdrejta, të cilat do t'i shpallim në një të ardhme shumë të afërt", tha ai. "Dua...