Tuna tregon dramat familjare, jeta me dy djemtë dhe divorci

Tuna tregon dramat familjare, jeta me dy djemtë dhe divorci

Showbiz E Martë, 27 Maj 2025 21:55 E ftuar në emisionin “The Dalina Show” të Andale Media, Tuna hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si nënë e vetme për tri vitet e fundit. Në bisedë me Dalinën, ajo foli hapur për marrëdhënien me babain e fëmijëve të saj, muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy djem: Tianin dhe Zenin. Në bisedën me Dalinën, Tuna nisi të rrëfente se djali i vogël, Zeni, është “leksioni më i madh” i saj. ”Ai më sfidon 24/7. Zeni është një fëmijë që kur këndon nëpër shtëpi, nuk do duartrokitje, nuk kënaqet me pak. Po më sfidon çdo sekondë, në çdo lëvizje të jetës”. Balanca mes prindërimit dhe profesionit të saj...